Hazard: Bëra të pamundurën të rikthehesha në formë

Futboll

Hazard: Bëra të pamundurën të rikthehesha në formë

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:25
Mesfushori në formë i Çelsit, Eden Hazard

Mesfushori në formë i Çelsit, Eden Hazard, ka folur rreth ndryshimit të tij drastik që nga sezoni i kaluar zhgënjyes.

Belgu mendon se është duke kaluar periudhën e tij më të mirë nën urdhrat e Antonio Konte-s teksa janë shumë pranë fitimit të Premier Ligës.

“Të gjithë e dimë që sezonin e kaluar nuk isha në më të mirën time. Por mësova nga gabimet. Dhashë gjithçka që të riktheja formën time, dhe tani jam duke bërë mjaft mirë për skuadrën. Po kaloj momentin më të mirë këtu që kur kam ardhur në këtë klub. Jam i lumtur,” u shpreh Eden Hazard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat