Chiellini dhe Barzagli kthen në skuadër për ndeshjen me Porton, po ashtu ftohet edhe Bonucci

Futboll

Chiellini dhe Barzagli kthen në skuadër për ndeshjen me Porton, po ashtu ftohet edhe Bonucci

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 16:56
Allegri e Chiellini

Juventusi ka bërë zyrtare skuadrën që do të udhëtojë në Porto ku aty gjenden edhe Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli, që janë kthyer nga lëndimi. 

Bianconerët sot kanë ateruar në Portugali ku nesër do të përballen me Porto.

Në skuadër janë ftuar edhe dyshja Barzagli dhe Chiellini, që vetëm dje kanë bërë stërvitjen e parë me grupin.

Stephan Lichtsteiner po ashtu është kthyer në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pasi Juventusi nuk e kishte futur në listë sezonin e shkuar.

Ka vend edhe për Tomas Rincon, që gjendet në 23 lojtarët e tubuar.

Ne skuadrën do të udhëtojë edhe Leonardo Bonucci, por sipas medieve italiane ai do të lihet jashtë skuadrës prej 18 lojtarëve.

Skuadra e Juventusit: Buffon, Neto, Audero, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Dani Alves, Rugani, Lichtsteiner, Pjanic, Khedira, Marchisio, Lemina, Asamoah, Sturaro, Rincon, Cuadrado, Higuain, Mandzukic, Pjaca, Dybala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat