Trepça në çerekfinale, Flamurtari pafat

Futboll

Trepça në çerekfinale, Flamurtari pafat

Nga: K.G. Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:04
Pamje nga një ndeshje

Trepça nga Mitrovica i bashkohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës Prishtinës, Lirisë, Besës, Llapit, Ferizajt, Drenicës dhe Trepçës ’89. Futbollistët e Trepçës e mposhtën me penallti Flamurtarin e Prishtinës.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e ri në Ferizaj pranë palestrës së sportit ‘Bill Klinton’, e cila përfundoi baras (0:0) por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati ndryshim rezultati dhe penalltitë përcaktuan fituesin, ku Trepça ishte me fat sportiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat