Low gjen sulmuesin për Kombëtaren gjermane

Futboll

Low gjen sulmuesin për Kombëtaren gjermane

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 19:23
Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low

Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, ka zbuluar qendërsulmuesin e tij që e kërkonte prej kohësh.

Gjermania ka kohë që po ka problem me sulmues qendre, ndërsa Mario Gomez nuk i plotëson kriteret e tij.

Gjatë një interviste për Kicker, Joachim Low i ka thurur elozhe sulmuesit të RB Leipzing, Timo Werner.

20-vjeçari gjerman shihet si alternativë për Kupën e Konfederatave, si dhe Botërorin 2018 në Rusi.

“Timo Werner ka kualitetet e një sulmuesi të klasit botëror. Ai ka potencial të lartë sportiv dhe taktik. Ai depërton gjithmonë në thellësi, është i shpejt, i fortë dhe i saktë në gjuajtjet e tij drejt portës”.

“Ka fituar besim dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e tij profesionale. Një sulmues si ai është vështirë të mbrohet. Ne kemi nevojë për sulmues me kualitetin e tij”, ka thënë Low.

Sulmuesi i Leipzing ka shënuar 12 gola këtë sezon në Bundesliga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat