Fetahaj: Frikë nuk i kemi askujt

Futboll

Fetahaj: Frikë nuk i kemi askujt

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 19:45
Liridon Fetahaj

Në fundjavë fillon pjesa e dytë e kampionatit të elitës së futbollit dhe disa skuadra nuk janë të qeta, për faktin se disa prej tyre janë në zonën e rrezikut. Ndër to edhe Liria nga Prizreni e cila është në vend të shtatë me 20 pikë dhe jo me larg se gjashtë pikë nga zona e barazhit. Megjithatë, prizrenasit shpresojnë në një pranverë më të mirë, të mbledhin më shumë pikë dhe mos të jenë në zonën e rrezikut.  Skuadra me renome Liria është edhe në çerekfinalen e Kupës së Kosovës e cila shpreson të fitojë këtë trofe. Sulmuesi i këtij kolektivit, Liridon Fetahaj, tha se janë pak më të fortë se në pjesën e parë të kampionatit dhe beson se do të arrijnë qëllimin. “Mendoj se Liria është pak më e fortë se sezonin vjeshtor, pasi edhe jemi përforcuar me disa lojtarë. Vazhdimësia e kampionatit do të jetë shumë e vështirë për të gjitha ekipet, sepse secila ka synimet e saja, ne si Liri mendojmë që të ngjitemi sa më lartë në tabelë”, tha Fetahaj. Ai të dielën që e lamë pas ka qenë protagonisti i dy golave dhe i fitores së Lirisë me rezultat 2:0 kundër Bashkimit nga Koretini...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat