Hazard: Conte më ka bërë lojtar më të mirë

Futboll

Hazard: Conte më ka bërë lojtar më të mirë

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 20:07
Eden Hazard dhe Antonio Conte

Ylli belg i është falënderues trajnerit Antonio Conte për formën që po kalon.

Eden Hazard është rikthyer në formën më të mirë dhe sipas tij kjo është meritë e trajnerit të Chelseat Antonio Conte, i cili e ka ndihmuar atë të dalë nga kriza që ka kaluar një sezon më parë.

Me paraqitjet fantastike që Hazard po tregon këtë stinor është duke e udhëhequr Chelsean drejt titullit të kampionit në Premier Ligë.

“Të gjithë e dinë se sezonin e shkuar nuk isha në formën e duhur”, ka thënë ai.

“Por njeriu mëson nga gabimet e tij dhe unë kam dhënë gjithçka nga vetja për t’u kthyer në këto nivele që jam sot”.

“Është gjithmonë e vështirë që të kthehesh pas një stinori të keq, por trajneri ka ndryshuar disa gjëra dhe është munduar që të na kthejë vetëbesimin. Ky është momenti im më i mirë prej se jam pjesë e këtij klubi. Jam shumë i lumtur”, ka përfunduar Hazard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat