Milani është duke menduar dy transferime ‘bombë’ nga Franca

Futboll

Milani është duke menduar dy transferime ‘bombë’ nga Franca

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 21:19
Lacazette ka shënuar 21 gola gjatë këtij sezoni

Milani duket se po bën përpjekjet e para për t’u rikthyer në arenën e më të mirëve pasi në radarin e tyre janë dyshja Alexandre Lacazette dhe Javier Pastore.

Me lojtarë të rinj si Gianluigi Donnarumma dhe Manuel Locatelli, tashmë të afirmuar, të mbështetur edhe nga lojtarë si Suso dhe Carlos Bacca, Milani duket se po synon një vend në Evropë për sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë nuk e kanë fituar titullin në Serie A që prej sezonit 2010-2011, ndërsa në kampionatet e fundit ka përfunduar jashtë 6 më të mirave, duke mos i shijuar garat evropiane.

Gjithsesi Monetalla ka fituar besimin e klubit dhe tashmë ka bërë gati listën e transferimeve.

Alexandre Lacazette konsiderohet si më i mundshëm për t’u ofruar.

I vlerësuar si një prej sulmuesve më efikas të Evropës, Milani me pronarët e rinj kinez do të ishte i gatshëm të paguajë 70 milionë euro, aq sa është klauzola sulmuesit të Lyonit.

25-vjeçari ka shënuar 21 gola gjatë këtij sezoni me francezët.

Tjetër lojtar që pëlqehet Javier Pastore i PSG-së.

Ai madje është parë sot në qytetin e Milanos, ndërsa gazeta të shumta e kanë lidhur me një kalim të mundshëm te kuqezinjtë.

Argjentinasi kishte shkëlqyer në Serie A me Palermon para se të kalonte te PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat