Atletico Madrid triumfoi në Leverkusen

Futboll

Atletico Madrid triumfoi në Leverkusen

Nga: K. Goca Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 22:42
Atletico Madrid 4:2 Leverkusen

Sfida ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe Atletico Madridit u karakterizua me një lojë të hapur e rrebesh gola. Skuadra nga Madridi shënoi fitore me rezultat 4:2 në Leverkusen kundër Bayer-it, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League.

Në minutën e 17-të, Saul Niguez me një veprim të shpejt të tij në 16-shin vendas dhe nga rreth 14-15 metra me një gjuajtje të fortë e la të befasuar portierin Leno, 0:1. Pas tetë minuta sërish shënoi Atletico. Gameiro me zhdërvjelltësinë e tij e hutoi mbrojtjen e Leverkusenit dhe e gjen të vetmuar Antoine Griezmann i cili nga afërsia shtoi epërsinë në 0:2.

Në pjesën e dytë, ndeshje e bukur e më shumë gola dhe Bayer këndellet. Në minutën e 48-të, Karim Bellarabi nga afërsia e ngushton rezultatin në 1:2. Në minutën e 58-të, Dragoviç e pengojë në mënyrë të palejueshme Gameiron dhe gjyqtari akordon penallti.

Image

Kevin Gameiro ka qenë i pagabueshëm nga penalltia dhe e ngriti rezultatin në 1:3 në minutën e 59-të. Stevan Saviq shënoi autogol dhe ngushtoi rezultatin në 2:3 pikërisht në minutën e 68-të. Fernando Torres vulosi fitoren në 2:4 në minutën e 86-të duke i dhënë një qetësi të madhe skuadrës së tij për takimin e kthimit në Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat