Portieri i Sutton rrezikon të dënohet, hëngri byrek gjatë ndeshjes

Futboll

Portieri i Sutton rrezikon të dënohet, hëngri byrek gjatë ndeshjes

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 23:06
Wayne Shaw

Portier trashaluq i Sutton United ka përfunduar në qendër të vëmendjes në mediat botërore.

Wayne Shaw nuk pati rastin që të luante në ndeshjen ndaj Arsenalit në Kupën FA, që skuadra e tij e humbi me rezultat 0:2.

Por rezultati i ndeshjes mbeti në plan të dytë pasi që Shaw tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa u xhirua duke ngrënë byrek derisa ndeshje ende nuk kishte përfunduar.

Por ky gjest mund t’i kushtojë shtrenjtë atij, pasi është mësuar se disa kompani të basteve kishin vënë këtë mundësi që ai do të shfaqej në kamera duke ngrënë përgjatë ndeshjes dhe FA do të nisë një hetim për të parë nëse ai e ka bërë pikërisht për këtë arsye këtë gjë.

Megjithatë Shaw ka mohuar se kishte vënë bast për këtë çështje, ndërsa edhe shokët e skuadrës nuk e kishin bërë një gjë të tillë. Por kjo nuk do të ndalë hetimin e Federatës Angleze e cila ka rregulla të ashpra për sa u përket basteve sportive që lidhen me vetë protagonistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat