Guardiola shumë i lumtur për fitoren e Manchester Cityt

Futboll

Guardiola shumë i lumtur për fitoren e Manchester Cityt

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 23:37
Pep Guardiola

Pep Guardiola e ka përgëzuar skuadrën e tij për fitoren 5:3 ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve.

Trajneri spanjoll është deklaruar i lumtur në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur për rezultatin, ne jemi ende gjallë. Këto gjëra ndihmojnë klubin për të bërë një tjetër hap”, deklaroi Guardiola.

“Ne sulmuam në hapësira të ngushta. Kjo është arsyeja pse më dëshironin mua këtu. Të gjithë duhen të përgëzohen”.

“Do të udhëtojmë në Monaco për të shënuar sa më shumë gola. Nëse ne nuk do të shënojmë, do të eliminohemi”, ka shtuar trajneri spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat