Allegri dënon Bonuccin, nuk luan ndaj Portos

Futboll

Allegri dënon Bonuccin, nuk luan ndaj Portos

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 23:50
Leonardo Bonucci dhe Allegri

Leonardo Bonucci pritet që ndeshjen mes Portos dhe Juventusit ta përcjellë nga tribunat.

Një zënkë mes Bonuccit dhe trajnerit Massimiliano Allegri në përfundim të ndeshjes mes Juventusit dhe Palermos të premten, do t’i kushtojë mbrojtësit italian.

Siç shkruajnë mediat në Itali, shkaku i kësaj fjalosjeje, Bonucci nuk do të luajë fare ndaj Portos dhe ndonëse është ftuar për këtë takim, do ta përcjellë atë nga tribunat.

Në vend të Bonuccit, trajneri Allegri do të vendosë që ta inkuadrojë njërin në mes të Daniele Ruganit ose Medhi Benatias. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat