Chelsea dërgon vëzhgues për Ivan Perisicin

Futboll

Chelsea dërgon vëzhgues për Ivan Perisicin

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 00:09
Ivan Perisic

Chelsea do të dërgojë disa vëzhgues që ta shohin nga afër anësorin e Interit, Ivan Perisic, në ndeshjen e ardhshme të Romës. 

Tuttomercatoweb shkruan se të dërguarit e londinezëve do të jenë në San Siro.

Perisic ka qenë i lidhur edhe gjatë verës për një kalim të mundshëm në Stamford Bridge.

Antonio Conte është i impresionuar nga forma e 28 vjeçarit që këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 29 ndeshje.

Perisic gjatë karrierës së tij me të rinjtë e Hajduk Splitit, pastaj karrierë bëri të Sochaux, KSV Roeselare, Club Brugge, Borussia Dortmund dhe Wolfsburg.

Ai erdhi në Inter për 19 milionë euro në verën e vitit 2015.

Perisic me Kroacinë ka 16 gola në 55 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat