Ekuban “asi” i Partizanit, Cisse në hije te Tirana

Futboll

Ekuban “asi” i Partizanit, Cisse në hije te Tirana

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 00:36
Ekuban

Kur Tirana prezantoi Sise në vijën e parë të sulmit njerëzit në klubin bardheblu krekoseshin lart e poshtë. “Tani nuk do flisni më për afrikanin e Partizanit: ky do ju tregojë se cfarë do të thotë një panterë”. Afrikani i Partizanit ishte Ekuban, ganez i rritur në Itali. Pantera me numrin 3 bardheblu nuk ka shënuar ende asnjë gol duke rezultuar një dështim i frikshëm ndërsa ai që Starova e quan “perla nera” deri tani ka shenuar 10 herë. Madje shënoi edhe në derbi, duke ezauruar një fiksim të tijin personal.

Ata që marrin vesh nga futbolli thonë që sulmues si ky Partizani nuk ka pasur asnjëherë në vitet e fundit dhe me siguri sot është kandidat për lojtarin më të mirë të kampionatit. Jo vetëm gola, një potencial i vertetë, një repart me vete në vijë e parë, një nga ata që i shpik situatat dhe golat nga hici.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat