Champions League, Juventus dhe Sevilla favoritët e së mërkurës

Futboll

Champions League, Juventus dhe Sevilla favoritët e së mërkurës

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 00:38
Bufffon, Casillas

Porto ka një detyrë të vështirë përpara, teksa në 1/8 e finaleve të Champions League dueht të bëjë llogaritë me kampionen e Italisë, Juventusin. Portugezët nuk e kanë mposhtur asnjëherë Zonjën e Vjetër në 3 duelet e mëparshme, me dy skuadrat që kanë edhe një finale të diskutuar prapa në kohë, në vitin 1984 në Kupën e Kupave, ku bardhezinjtë triumfonin 2-1 me gola të Vinjolës dhe Bonjiek. Dragonjtë kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe tashmë po kalojnë një periudhë tranzicioni, pavarësisht se në drejtim kanë një emër të njohur si Nuno Espirito Santo. Në krahun tjetër ambiciet e Juventusit janë shumë të mëdha, pasi italianët kërkojnë të rikthejnë në Torino kupën e lakmuar, të cilës i shkuan shumë pranë dy sezone më parë.

Për më tepër Masimiliano Allegri ka në formacion një nga sulmuesit më të mirë të momentit, Gonzalo Higuain që në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ka shënuar 13 gola. Në Ramon Sanchez Pizjuan do të jetë një duel interesant midis Sevillas dhe Leicester City. Fituesit e Europa League do të tentojnë të nxjerrin jashtë kompeticionit kampionët e Anglisë të cilët në kampionat po enden në ujëra të turbullta. Kjo është përballja e parë ndërmjet tyre me andaluzët që kanë në favor eksperiencën e jashtëzakonshme të viteve të fundit. Avantazhi i skuadrës së drejtuar nga Claudio Ranieri është fakti që ndeshjen e kthimit e ka në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat