Lippi: Juventus do ta fitoi Ligën e Kampionëve

Futboll

Lippi: Juventus do ta fitoi Ligën e Kampionëve

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 08:13
Ish- trajneri i kombëtares së Italisë, Marcello Lippi

Ish- trajneri i kombëtares së Italisë, Marcello Lippi beson se këtë vit trofeun e Ligës së Kampioneve do ta fitojë skuadra që dikur kishte drejtuar, Juventusi.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Lippi theksoi se “Zonja e Vjetër” do të fitojë këtë trofe pasi vitet e fundit ka bërë shumë përparim dhe është e gatshme të mundur çdo kundërshtar të mundshëm.

“Skuadra e Juventusit këtë sezon ka një rritje të madhe dhe besoj që është favorite kryesore për ta fituar Ligën e Kampioneve. Lojtarët e Juventusit i shoh që kanë vetëbesim që do ja dalin por në krahun tjetër edhe respekt ndaj çdo kundërshtari të fortë. Një tjetër detaj që më bën të besoj që Juventusi do të fitojë këtë garë, është se vitet e fundit në futboll nuk ka më skuadra favorite”, përfundoi ai.

Trajneri me këtë deklaratë befason të gjithë pasi analistët më të mëdhenj sportivë cilësojnë si pretendentë kryesorë Bayernin e Munichut, Realin e Madridit dhe PSG-në.

Vlen të theksohet se Juventus sonte do të takohet në Lisbonë me Porton në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat