Zidane tregon pozitën e preferuar në fushë të Cristiano Ronaldos

Futboll

Zidane tregon pozitën e preferuar në fushë të Cristiano Ronaldos

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 10:28
Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo

Zinedine Zidane ka folur për yllin portugez Cristiano Ronaldo.

Trajneri i Realit të Madridit ka treguar pozicionin e preferuar të sulmuesit.

“Ai gjithmonë ka luajtur në krah,” ka thënë Zidane për pozicionin e preferuar në fushë të portugezit.

Sipas Zidane, është pozicioni i natyral i Ronaldos.

“Ky është pozicioni i tij natyral. Jam i sigurt se ai do të shënojë gola. Ai mund të luajë në pozicione të ndryshme sepse është lojtar i jashtëzakonshëm. Por, ai preferon të luajë në krah, aty ku i shënoi 300 apo 400 gola,” ka thënë Zidane.

Ndryshe, Reali do të takohet sonte me Valncian në kuadër të ligës elitare spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat