Koha për t'u shkundur

Futboll

Koha për t'u shkundur

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 12:51
Armand Duka

Festa e kualifikimit historik dhe pjesëmarrjes për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian, si “Euro 2016”, ka mbaruar.

Tani është koha për t’u shkundur, edhe pse, në fakt, duket se e ka “marrë ferra uratën” për fushatën kualifikuese të “Rusia 2018”. Kuqezinjtë dhe De Biazi zhgënjyen në ndeshjen e fundit zyrtare, ndaj Izraelit, në “Elbasan Arena”, duke i minimizuar shpresat për objektivin që kishin, mkundësisht vendin e tretë në grup. Kualifikuesja e 24 marsit shihet si “fisheku i fundit” për kombëtaren tonë, por ajo luhet ndaj Italisë, në fushën e axurrëve, ndaj vështirësia merret me mend lehtësisht.Ditën e prezantimit të uniformës së re, duket se ka ardhur edhe “tërheqja e veshit” më e madhe e presidentit Armand Duka ndaj kuqezinjve. Ai ka apeluar jo pa pezm e shqetësim për shkundje të kombëtares: “I uroj suksese ekipit kombëtar në ndeshjet e ardhshme. Dua t’i jap një mesazh, që festa tashmë ka mbaruar, se ndoshta nuk e kanë kuptuar ende. Tani ka nisur një luftë sportive, që ndoshta nuk e kanë kuptuar mirë. Duhet të djersijmë më shumë, që të marrim rezultate më shumë dhe jo të buzëqeshim më shumë e të marrim rezultate më pak. Duke mos harruar atë që na dhuroi Europiani, duhet të punojmë shumë për të ardhmen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat