Një Baxho mund të luajë me Shqipërinë

Futboll

Një Baxho mund të luajë me Shqipërinë

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 16:52
Robert Baxho Kçira

Magjitë e Roberto Baxhos kanë mahnitur me miliona sportadashës në botë dhe disa prej tyre kanë zgjedhur që edhe fëmijëve t’i vënë emrin Robert, si “Bishtaleci”. Por ka prej atyre që i kanë vënë si emër fëmijëve të tyre edhe emrin, edhe mbiemrin e ish-futbollistit italian. Ky është rasti i Frank Kçirës, shqiptar me banim në SHBA. Ish-portier në rininë e tij, Frank Kçira ishte aq i magjepsur nga magjitë e Baxhos, sa i vuri të birit emrin Robert Baxho, sigurisht duke mbajtur mbiemrin Kçira. Tashmë, 23-vjeçari Robert Baxho Kçira, pas një viti të kaluar në Viener Nojshtad në Austri, është kthyer përsëri në SHBA, nuk ka gjetur vend në radhët e një skuadre të rëndësishme. Futbollisti me origjinë shqiptare, i cili përshkruhet si një talent me të ardhme, luan si mesfushor ofensiv apo sulmues i dytë, ndërsa vlerat që ka duhet t’i tregojë përballë një emri shumë të njohur të futbollit botëror, ish-mbrojtësit italian Alesandro Nesta, i cili drejton Majemi FC në kategorinë e dytë amerikane. Mediave italane u ka bërë shumë përshtypje historia e veçantë e këtij emri, aq sa “Corriere Dello Sport” i ka kushtuar edhe një speciale Robert Baxhos shqiptar, duke pritur me kureshtje të shohin nëse aftësitë e tij në fushë, do t’i ngjajnë sadopak atyre të “Bishtalecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat