Aguero i qëndron besnik Cityt

Futboll

Aguero i qëndron besnik Cityt

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 18:39
Aguero

Sulmuesi argjentinas nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City.

Kun Aguero ishte protagonisti kryesor në fitoren e Cityt ndaj Monacos me rezultat 5:3 në Ligën e Kampionëve, duke realizuar dy gola.

Ndonëse ish-sulmuesi i Atletico Madridit ka qëndruar në bankën rezervë kohëve të fundit, pas ardhjes së talentit brazilian Gabriel Jesus, ai thekson se nuk e ka ndërmend që të largohet nga Etihad.

“Unë gjithmonë e kam thënë se dua të qëndroj te ky klub. Nuk do ta ndryshoj këtë mendim as pas përfundimit të sezonit”, ka deklaruar 28-vjeçari.

“Me Guardiolan kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe krejt çka kërkon ai nga ne është që të japim më shumë nga vetja në secilën ndeshje”.

Aguero ka realizuar 17 gola në 28 paraqitje me Cityn këtë sezon në të gjitha garat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat