Beluli: ‘Ujqve’ të zemrës iu premtoj gola e fitore

Futboll

Beluli: ‘Ujqve’ të zemrës iu premtoj gola e fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 19:21
Maliq Beluli

Është përplot optimizëm.  Beson se do të jetë në formën më të mirë të mundshme kundër skuadrës me renome Prishtina. është fjala për futbollistin nga Gostivari, Maliq Beluli, që luan për Ferizajn. Ai shënoi golin e parë në fanellën e Ferizajt në fitoren minimale me rezultat 1:0 ndaj Gjilanit dhe ia siguroi vizën për në çerekfinalen e Digitalb Kupa e Kosovës. Mesfushori ofensivë shprehet se është i kënaqur me kolektivin e ri dhe njëherësh që realizoi golin e parë në ndeshjen e parë zyrtare dhe tejet të rëndësishme. “Ishte ndeshja ime e parë zyrtare me klubin tim te ri, KF Ferizajn. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme dhe përpos gjithë kësaj jam edhe shumë i lumtur që shënova golin tim të parë në debutim dhe ai gol na avancoi për në çerekfinale të Kupës së Kosovës”, tha Beluli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Futbollisti është adaptuar në mjedisin e ri: “Jam shumë i kënaqur me mjedisin e ri dhe normal si çdo futbollist edhe mua më është dashtë pak kohë derisa të ambientohem, por tash është gjithçka në rregull”. Në qytetin e Ferizajt mbretëron një interesim i madh për takimin e të shtunës së fundjavës, ku takohen Ferizaj-Prishtina. Ndërkaq, Beluli premton maksimumin dhe sipas tij do të luftojnë për pikë të plota. “Të shtunën luajmë kundër Prishtinës e cila lufton për titull, por ne në çdo ndeshje do të luftojmë për pikë të plota. Sepse situata jo e lakmueshme...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat