Të helmuarit shpresojnë të luajnë kundër Dritës

Futboll

Të helmuarit shpresojnë të luajnë kundër Dritës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 19:37
Ahmeti e Eminhaziri

FC Gjilani është tronditur për faktin se iu helmuan katër futbollistë: Azem Ahmeti, Isa Eminhaziri, Donat Kaçiu e Armend Thaçi.  Kryetrajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, është mjaft i shqetësuar për helmimin e futbollistëve të tij, pasi që të dielën e fundjavës do të ndeshen me rivalin e përbetuar të qytetit, Dritën, në kuadër të javës së 18-të të Vala Superligës së Kosovës. Ndërkaq, mesfushori Azem Ahmeti dhe sulmuesi Isa Eminhaziri, deklaruan për gazetën kombëtare “Bota sot” se gjendja e tyre është më e mirë. Sipas këtyre të helmuarve, shpresojnë se do të aftësohen deri në fundjavë, në ditën e diel kur zhvillohet derbi më i madh në vend ndërmjet Gjilanit dhe Dritës. Ahmeti tha se nuk e di as vet se si ka ardhur deri të helmimi: “Nuk di as vet se si ndodhi, megjithatë jemi në këtë gjendje katër lojtarë”. A shpresoni se do ta tejkaloni deri te dielën, kur luhet derbi i madh? “Po, jemi duke marrë terapinë e mjekimit, pasi janë edhe tri ditë deri tek derbi, besoj që do të tejkalohet dhe do të jemi të gatshëm për lojë”, tha Ahmeti.  Futbollisti më përvojë është optimist se mund ta fitojnë derbin e madh. “Normalisht që hyjmë lojës shumë të motivuar në një derbi siç është mes Gjilanit dhe Dritës, ku rivaliteti është shumë i madh dhe do të japim maksimumin që të fitojmë”, shpreh optimizmin mesfushori. Ahmeti thotë se është kënaqësi të luash në derbi të mëdhenj, siç është...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat