UEFA ua ndalon ekipeve të Red Bull pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Futboll

UEFA ua ndalon ekipeve të Red Bull pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 21:23
Ilustrim

RB Leipzig ose Red Bull Salzburg nuk do të marrin pjesë në Ligën e Kmapionëve.

Klubi gjerman ose ai austriak me shumë gjasë nuk do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, për shkak se që të dyja kanë të njëjtën kompani si zotëruese të klubeve.

Kompania austriake e pijeve energjike është sponsori kryesor i këtyre dy skuadrave, por sipas rregullores së UEFA-s diçka e tillë nuk është e lejueshme.

Kjo do të thotë se UEFA do të pranojë në ngjarjet sportive të saj më të rëndësishme vetëm njërën prej këtyre ekipeve.

Leipzig është befasia e këtij sezoni në kampionatin gjerman, pasi po rivalizon me Bayern Munichun në garën për titull. Leipzig renditet në vendin e dytë me pesë pikë më pak sesa bavarezët. Ndërkohë Salzburg është në rrugë të mbarë për t’u shpallur kampion i Austrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat