Rooney drejt Kinës për të thyer rekordin e Tevez

Futboll

Rooney drejt Kinës për të thyer rekordin e Tevez

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 22:40
Rooney

Historia 13-vjecar e Wayne Rooney-t me Manchester United, mund të përfundojë në këtë javë të fundit të shkurtit. Sipas mediave angleze, kapiteni i “Djajve të Kuq” ka marrë një ofertë të cmendur nga Kina, ndërsa për kartonin e tij Manchester United mund të përfitojë pak më shumë se 35 milionë euro.

Për rrjedhojë bota e futbollit do të njohë një rekord të ri, pasi do të thyhet ai i Tevezit përsa i përket pagës më të lartë. Pas një presioni të fortë dhe të vazhdueshëm nga Lindja e Largët, Rooney dhe United janë dorëzuar dhe shumë shpejt mund të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes, ndonëse nuk bëhet i ditur emri i skuadrës kineze është gati të bëjë cmedurira.

Për ironi i fatit, aktivizimi i fundit titullar i Rooney me fanellën e United ka ndodhur në ndeshjen e 29 janarit në FA Cup ndaj Wigan, sfidë ku 32-vjecari mori një trofe nga Bobby Charlton, për faktin se kishte barazuar rekordin e paraqitjeve të tij me këtë klub legjendar. Oferta kinezë për United është 30 milionë stërlina, pra 3 milionë më shumë se shifra që paguan “Djajtë e Kuq” për t’ia rrëmbyer Evertonit në 2004-ën. Ndërsa vetë Rooney pritet të përfitojë 750 mijë stërlina në javë, ose 46 milionë euro në vit, 8 milionë më shumë se paga vjetorë  e Tevez.

Mësohet se Mourinho i ka hapur rrugë këtij transferimi, duke deklaruar se dëshira e tij është që legjandat të qëndrojnë, por para një oferte të tillë është e pamundur të rezistosh.

Rooney mund të niset drejt Kinës që në fillim të javës së ardhshme, që do të thotë se në përfundim të finalen së të dielës ndaj Sauthampton në FA Cup, që do të zhvillohet në  ëembley-t,  mund të ngrejë lart trofeun e fundit me United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat