Juventusi fuqi për Porton, Sevilla më e mirë se kampioni anglez

Futboll

Juventusi fuqi për Porton, Sevilla më e mirë se kampioni anglez

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 22:42
Juventusi feston

Juventusi triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Porto-s vendase, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions Leagues. Kampioni italian Juventusi me një këmbë është në çerekfinale, ndërsa Porto-n e pret një mision tejet i vështirë për të bërë ndonjë mrekulli në sfidën kthyese në Torino. Porto luajti plotë 63 minuta me një futbollist më pak, pasi Telles u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë. Kjo ngjau në minutën e 27-të pas një ndërhyrje të ashpër të futbollistit Telles.

Në 45 minutat e dytë Juventusi shënoi dy gola dhe të fitores së madhe e cila i jep qetësi për sfidën e kthimit. Porto e kishte të pamundur t’i rezistoi kampionit italian pasi që kishin epërsinë numerike. Në minutën e 72-të, Marko Pjaca me mjeshtri nga rreth 12-13 metra plasoi topin në rrjetë dhe 0:1. Dani Alves tregoi kualitetin e tij kur thelloi fitoren e kampionit italian. Pas harkimit të Sandros aty më së miri gjendet Alves dhe me një goditje të fortë shtang vendasit. Juve shënoi fitore me rezultat 2:0. Sevilla ka pasur rastin të fitojë më bindshëm, por nuk e realizuan një penallti. Sevilla si vendas ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj kampionit të Anglisë, Leicester Cityt.

Në minutën e 14-të, Correa nuk u tregua i shkathët nga penalltia, gjuajtjen e të cilit e ka pritur portieri i Leicester Cityt Schmeichel. Në minutën e 25-të, Sarabia nga rreth 8-9 me kokë shënoi gol të bukur për epërsinë e Sevillës. Skuadra nga Spanja vazhdojë me lojë të mirë dhe e ngriti epërsinë në 2:0 pikërisht në 62-të. Jovetiç për bukuri zotëroi me top dhe asistoi deri të Correa i cili nga afërsia shënoi për 2:0.

Drinkwater për mrekulli harkoi për tokë dhe Vardy nga afërsia e fërfëlloi topin në rrjetë dhe ngushtoi humbjen në 2:1 pikërisht në minutën e 73-të. Për Leicester Cityn goli i shënuar si mysafirë është një përparësi e madhe për takimin e kthimit në konak të tyre dhe me fitoren 1:0 kualifikohen më tej. Sevilla ka arritur fitore të madhe e cila i jep motiv edhe më shumë për takimin e kthimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat