Agjenti i njohur shqiptar nënshkruan me Handanovicin, portieri drejt Manchester Cityt

Futboll

Agjenti i njohur shqiptar nënshkruan me Handanovicin, portieri drejt Manchester Cityt

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 07:49
Samir Handanovic

Portieri i Interit, Samir Handanovic, ka ndërruar agjentin e tij dhe kjo mund ta dërgojë te Manchester City.

Slloveni nuk është i lumtur me rezultatet e klubit ndër vite dhe kërkon që të luajë një herë në Ligën e Kampionëve.

Portieri ndër më të mirët në botë dhe pritës i shkëlqyer i penalltive, mbetet pa kontratë në vitin 2019.

Sipas Calciomercato.com, nëse Interi dështon që të futet ën top tre skuadrat që dërgojnë në Ligën e  Kampionëve, atëherë Handanovic do të largohet.

Ai ka ndryshuar menaxherin Federico Pastorello, duke u lidhur me shqiptarin Fali Ramadani.

Ramadani ka lidhje të forta me Manchester City dhe Atletico Madridin, dhe dihet që Pep Guardiola është në kërkim të një portieri për sezonin eri.

Nëse ai largohet Intreri ka menduar edhe zëvendësuesin e tij që është Jan Oblak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat