Kundër federatës

Futboll

Kundër federatës

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 13:16
Mourinho

Është gjithmonë ai, Jose Mourinho që zgjedh të flasë pa dorashka kundër drejtuesve më të lartë të Federatës Angleze të Futbollit. Trajneri luzitan i Manchester United nuk e gëlltit dot aspak faktin e ngjeshjes së kalendarit që e imponon skuadrën e tij të luajë çerekfinalen e FA Cup ndaj Chelseat, vetëm tre ditë përpara sfidës së 1/8-ave në Europa League.

Sipas përllogaritjeve, “Djajë e Kuq” do të sfidojnë “Blutë e Londrës” në datën 13 Mars dhe vetëm tre ditë më pas, pra të Enjten, do të zbresin sërish në fushë për Europa League, një kompeticion që “Special One” nuk kërkon aspak ta snobojë, transmeton Super Sport.

“Jam vërtet i surprizuar që vendimi merret pikërisht përpara shortit tonë në Europa League sepse momentalisht askush nuk e di se ku do ta luajmë ndeshjen e parë, në shtëpi apo në transfertë. Imagjinoni pak. zbresim në fushë të Hënën dhe më pas për tre ditë zbresim sërish në fushë në një transfertë, psh në Rusi, Turqi apo në Greqi. Federata duhet të mbrojë interesat e klubeve angleze por askush nuk do t’ia dijë. Unë nuk mund të luaj me skuadrën e dytë ndaj Chelseat siç bëri Manchester City vitin e shkuar. Unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë sepse ne jemi Manchester United.Nuk më pëlqen ta bëj aspak një gjë të tillë sepse Kupa FA nuk ka aspak faj në këtë mes dhe për më tepër është një kompeticion historik. Duhet ta shikojmë këtë kompeticion ashtu si gjithë kompeticionet e tjerë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat