Mos shko...

Futboll

Mos shko...

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 15:59
Rooney

Roy Keane këshillon kapitenin e Manchester United që mos të shkojë në Kinë. Legjenda e Manchester United, Roy Keane nuk pajtohet assesi me raportimet e ditëve të fundit që lidhin Wayne Rooneyn me një kalim në Super Ligën e Kinës.

Ish-kapiteni i ‘Djajve të Kuq’, mendon se Rooney ka ende potencialin e duhur për të luajtur në Evropë dhe se nuk duhet të shkojë në shtetin aziatik.

“Në asnjë mënyrë Rooney nuk duhet të shkojë në Kinë”, ka thënë Keane për ITV.

“Ai ende mund të luajë në nivelet më ë larta në Evropë, si Anglia, Gjermania, Spanja dhe Italia. Transferimi në Kinë? Është një çmenduri. Rooney ka ende 31 vjet dhe mund të luajë edhe më tutje këtu”, ka përfunduar ai.

Rooney ka pasur paraqitje të limituara me United këtë sezon dhe kjo është një ndër arsyet që ai mendon të largohet nga Old Trafford.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat