Ranieri u shkarkua pas ankesave të futbollistëve te bordi drejtues i klubit

Futboll

Ranieri u shkarkua pas ankesave të futbollistëve te bordi drejtues i klubit

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 08:57
Lojtarët e Leicester Cityt kanë qenë arsyeja shkarkimin e tij, duke thënë se lojtarët më të fortë të skuadrës u ankuan për Claudio Ranieri te pronari i klubit, Vichai Srivaddhanaprabha.

Nëntë muaj pasi fitoi titullin e Ligës Premier me Leicester Cityn, Claudio Ranieri u shkarkua nga klubi për shkak se lojtarët ia ngulën thikën pas shpinës dhe u ankuan në bord rreth qëndrimit të tij dhe jo për shkak të rezultateve të dobëta.

Ranieri mund të ketë fituar titullin e parë të Leicesterit në 133 vjet histori, por kjo nuk i ndaloi ‘Dhelprat’ nga marrja e vendimit në natën e enjte për shkarkimin nga detyra të trajnerit italian.

“Rezultatet e brendshme në sezonin aktual kanë vendosur statusin e klubit të Ligës Premier nën kërcënim dhe Bordi me gjysmë zemre mendon se një ndryshim i udhëheqjes, padyshim i dhimbshëm, është i nevojshme për interesin më të madh të klubit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi anglez.

Megjithatë, sipas mediumit anglez The Mirror, kjo nuk është arsyeja kryesore e shkarkimi të trajnerit italian, pasi aty ka diçka që fshihet.

The Mirror shkruan se lojtarët e Leicester Cityt kanë qenë arsyeja shkarkimin e tij, duke thënë se lojtarët më të fortë të skuadrës u ankuan për Claudio Ranieri te pronari i klubit, Vichai Srivaddhanaprabha, i cili më pas mori vendimin.

Në raport, gjithashtu thuhet se një lojtar i Leicesterit hyri në sallë pritjeje të lojtarëve pas disfatës së tyre ndaj Manchester United më parë këtë muaj dhe deklaroi: “Kjo është ajo, ne nuk e dimë se çfarë po bëjmë, ne jemi të  ***m”.

Ndryshe, në krah të Ranierit kanë dalë shumë trajnerë dhe fytyra të njohura të futbollit anglez dhe botëror, të cilët kanë mbetur të befasuar nga shkarkimi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat