Provokojnë ‘Intelektualët’

Futboll

Provokojnë ‘Intelektualët’

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 12:17
Tifozët ‘Intelektualët’

Tifozët ‘Intelektualët’ nga Gjilani janë përgatitur për të krijuar atmosferë në derbin e madh vendorë ndërmjet Gjilanit dhe Dritës. ‘Intelektualët’ janë tifozët e Dritës, kanë një porosi për derbin e madh: “Të dielën zhvillohet derbi më i madh në trojet tona, kundër ekipit pa të ardhme, pa histori, pa shpresë. Universiteti do të jetë i hapur për ligjëratën e radhës. Gilani ka filluar të vishet me ngjyrat e vetme të Qytetit, ato kaltër e bardhë sepse tash me dihet, Gilani ka vetëm një klub dhe ai është FC DRITA.  E diel prej orës 13:00 në Stadiumin e Qytetit "Selami Osmani-Bezi" në Gilan. Obligative është veshja "ZI" për këtë ndeshje. Faleminderit familjes të Selami Osmanit-Bezi që e liroi parkingun për tubimin e ‘Intelektualëve’”, shkruan mes të tjera tifozët ‘Intelektualët’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat