Ranieri thyen heshtjen: Dje më vdiq ëndrra

Futboll

Ranieri thyen heshtjen: Dje më vdiq ëndrra

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 18:33
Claudio Ranieri

Claudio Ranieri ka lëshuar një komunikatë për media për herë të parë që prej shkarkimit të tij nga Leicester City.

65-vjeçari u shkarkua të enjten mbrëma, vetëm nëntë muaj pasi fitoi titullin e Premier Ligës për “Dhelprat”, kjo pas rezultateve të dobëta këtë sezon, që gjenden vetëm një pikë larg zonës së rrezikshme.

“Dje vdiq ëndrra ime. Pas euforisë së sezonit të kaluar dhe shpalljes kampion të Premier Ligës, krejt çka ëndërroja ishte qëndrimi te Leicester City, klub që e dua, për gjithmonë. Fatkeqësisht nuk ishte e shkruar kështu”, ka thënë Ranieri.

“Dua të falënderoj gruan time Rosannan dhe familjen për përkrahjen e tyre të pafund gjatë kohës sime te Leicesteri. Falënderimet shkojnë edhe për Paolon dhe Andrean, të cilët më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të mrekullueshëm”, shtoi më tej a.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat