Shkëndija me optimizëm pret superderbin me Vardarin

Futboll

Shkëndija me optimizëm pret superderbin me Vardarin

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 19:32
Gjatë stërvitjes Shkëndija

Shkëndija nga Tetova me atmosferë pozitive pret takimin e të dielës me Vardarin në Shkup. Futbollistët përgatiten me impenjim maksimal, ndërsa premtojnë maksimumin në kërkim të rezultatit të dëshiruar. “Kuqezinjtë” ngadalë përfundojnë përgatitjet për duelin e xhiros së 20-të në LPFM të dielën në Shkup kundër Vardarit. Skuadra gjatë javës është stërvitur me intensitet të lartë, futbollistët duken të gatshëm për këtë duel të rëndësishëm nga i cili kërkohet rezultat pozitiv. Mbrojtësi Ardian Cuculi reflekton atmosferën pozitive që mbizotëron në ekip dhe paralajmëron luftë maksimale për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat