Medel fton Sanchezin te Interi

Futboll

Medel fton Sanchezin te Interi

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 23:33
Medel

Gary Medel i ka propozuar bashkëkombësit të tij që të transferohet te Interi.

Alexis Sanchez ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm pasi që deri më tani ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me Arsenalin.

Në rast të largimit të tij nga Londra, mesfushori i Interit, Gary Medel i ka propozuar që të transferohet te zikaltërit.

“Të gjithë e dinë se kush është Alexis. Ai është një prej më të mirëve në botë”, ka deklaruar Medel për Corriere dello Sport.

“Nuk e di se çka do të bëjë ai në të ardhmen, por nëse kërkon informacione për Interin, do t’i tregoj që kemi një skuadër fantastike, një trajner të mrekullueshëm dhe drejtues të cilët duan të fitojnë. Është e vështirë të gjesh një projekt si ky i yni”, ka thënë Medel.

Interi ka shfaqur interesim për Sanchez edhe në kohën kur ai luante për Udinesen por, lojtari në atë kohë ishte transferuar në Barcelonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat