Cungu: Duan të na përbaltin, ndaj Skënderbeut për fitore

Futboll

Cungu: Duan të na përbaltin, ndaj Skënderbeut për fitore

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 23:53
Cungu

Të qeshesh… se nuk qan dot! Fillimisht me aludimet rreth gjendjes shëndetësore të Armando Cungut dhe zërave se trajneri i Vllaznisë nuk do të jetë në stol këtë të shtunë ndaj Skënderbeut.

Armando Cungu: Po shihni që po qesh më tepër tashmë dhe kjo e tregon gjendjen time shëndetësore. Do të jem në stol, ashtu si kam qenë gjithmonë. Nuk kam munguar në asnjë ndeshje dhe nuk do të mungoj. Nuk e di çfarë janë këto aludime, por le të vazhdojnë të flasin.

Pasi i mori me humor spekulimet, trajneri i Vllaznisë reagoi ashpër, ndaj atyre që sipas tij duan ta përbaltin emrin e klubit. Sikur të mos mjaftonin problematikat sportive, ambienti në Shkodër është turbulluar edhe nga akuzat për ndeshje të blera me Korabin apo Flamurtarin.

Armando Cungu: Më vjen keq që Vllaznia po sulmohet prej gjithkujt, por të sulmohesh edhe nga njerëzit e tu, kjo nuk është absolutisht korrekte apo e drejtë. Është e drejta e gjithsesilit të komentojnë, të mendojnë dhe të shprehet. Ashtu sikurse është edhe e drejta ime si trajner që të mbroj punën, djerrsën dhe mundin e këtyre djemve. Jo me fjalë, por me vepra. Më vjen keq kur këto akuza vijnë edhe nga shkodranët të ashtuquajtur tifozë, që të hedhin baltë mbi ekipin.

Akuzave iu përgjigj edhe kapiteni kuqeblu, Ndriçim Shtubina.

Ndriçim Shtubina: Është një përgjegjësi e madhe edhe për mua, duke parë edhe fjalët që fliten nga sisa njerëz që ndoshta kanë qejf të dalin nëpër gazeta duke përdorur emrin e Vllaznisë. Te pjesa e grupit që kemi eksperiencë ndoshta kjo nuk ndikon, por kemi disa djem të rinj që ndoshta mund të ndikohen. Gjithsesi këto janë gjëra kalimtare dhe të vogla për ne, e nuk na bëjnë përshtypje. Kampionati është i vështirë. Njerëzit mendojnë se Vllaznia ka shpëtuar, por duhen fituar ndeshjet. Duhet të kemi kujdes, sepse me dy humbje shkojmë në fundin e renditjes. Por, Vllaznia e ka ekipin e mirë dhe ka shpresa për të bërë një kampionat të mirë.

Pavarësisht mungesës së 8 lojtarëve, ndër të cilët pesë janë mbrojtës, Cungu tha se Vllaznia do ti përgjigjet akuzave me lojë, madje duke provuar të fitojë përballë Skënderbeut, pavarësisht se do të zbresë e gjymtuar në fushë.

Armando Cungu: Nuk ka shanse ti thuhet një herë të vetme ekipit apo një futbollisti që duhet të ketë një rezultat tjetër përveçse fitores. Kjo gjë do të kërkohet edhe ndaj Skënderbeut. Kjo nuk do të thotë që do të hyjmë në fushë thjesht sa për të kaluar radhën. Absolutisht jo: hyjmë në fushë me këta djem që kemi në dispozicion, për ta fituar ndeshjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat