Shkarkimi i Ranieri, reagon edhe Conte

Futboll

Shkarkimi i Ranieri, reagon edhe Conte

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 09:05
Antonio Conte

Antonio Conte ka folur për shkarkimin e Claudio Ranierit nga skuadra e Leicester City.

Trajneri i Chelsea ka deklaruar se lojtarët nuk mund të vendosin nëse një trajner duhet të shkarkohet.

Në Angli raportohet se lojtarët e Leicesterit kanë gisht në shkarkimin e 65 vjeçarit.

“Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre spekulimeve, pasi besoj që nuk është e drejtë. Kjo është mungesë respekti për Claudion”.

“Lojtarët nuk mund të vendosin nëse trajneri duhet të shkarkohet. Nëse kjo ndodh, atëherë ai klub është i varfër dhe pa pushtet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat