Napoli i Hysajt mposhtet nga Atalanta e Berishës

Futboll

Napoli i Hysajt mposhtet nga Atalanta e Berishës

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 20:11
Atalanta dhe Napoli

Atalanta ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Napoli, duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Skuadra e portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berishës, Atalanta ka vazhduar me fitore në Serie A, duke u ngjitur kështu në pozitën e katërt në tabelë.

Bergamasit kanë shënuar në të dy pjesët nga dy gola, duke marrë kështu një fitore të madhe, e cila ishte e katërta rresht në kampionatin italian.

Pas kësaj fitore, Atalanta e sheh vetën në pozitën e katërt me 51 pikë, ndërsa Napoli e treta me 54 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat