Allegri i gëzohet dështimit të Napolit

Futboll

Allegri i gëzohet dështimit të Napolit

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 00:22
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur tejet i lumtur me dështimin e Napolit, të cilët  pësuam humbje 2:0 nga Atalanta e Etrit Berishës, duke mbetur kështu 12 pikë prapa liderit.

Momentalisht rivali i vetëm i Juves mbetet Roma. Skuadra e Luciano Spallettit gjendet 10 pikë prapa Zonjës së Vjetër, diferencë kjo që mund të ngushtohet të dielën mbrëma, nëse Roma arrin të marrë pikët e plota në Giuseppe Meazza ndaj Interit.

“Napoli edhe më tej mund të luftojë për titull, por ne duhet të fokusohemi vetëm në ndeshjet tona dhe të marrim sa më shumë pikë. Tani fati jonë është në duart tona”, ka thënë Allegri, i cili foli edhe për sfidën kundër Napolit këtë të marte në kuadër ë Kupës së Italisë.

“Do të jetë ndeshje e vështirë kundër Napolit të martën dhe ne duhet të bëjmë disa ndryshime për të ruajtur nivelin dhe të jemi të gatshëm fizikisht për këtë përballje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat