Sevilla fiton me përmbysje ndaj Real Betis

Futboll

Sevilla fiton me përmbysje ndaj Real Betis

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 10:24
Sevilla

Askush nuk priste që pas 24 javësh në krye të Primera Divizion të ishte Sevilla, por formacioni i Sampaolit të paktën për një mbrëmje e ndjen veten lider përkrah Realit të Madridit. Vendi i parë nuk mund të vinte më mirë sesa pas një fitoreje ndaj rivalëve ndërqytetas të Betisit, aq më tepër më përmbysje. Në “Benito Villamarin” vendasit menduan se mund të riktheheshin te suksesi në derbi pas 8 ndeshjesh, pas golit të shënuar nga Riza Durmishi në pjesën e parë.

Por pritshmërita nuk shkuan ashtu sic prisnin për vendasit, pasi në pjesën e dytë Sevilla jo vetëm dominoi në lojë por dhe në gola duke gjetur zgjidhjen nga dy goditje dënimi nga pozicion pothuajse i ngjashëm. Në të 56-tën ishte Mercado që shënoi golin e barazimit ndërsa 20 minuta më pas ishte radha e Iborras për të shfrytëzuar topin e hedhur në zonë.

1-2 ishte rezultati përfundimtar me bardhekuqtë që shënuan fitoren e pestë radhazi ndaj Betisit. Valencia pas “mrekullisë” që bëri javën e shkuar me Realin me Alaveshin u kthye në identitet. Nëse me los blancos i shpëtoi dhe me fat golave në fund, këtë herë ndaj baskëve e pësoi pikërisht në minutat përfundimtare. Skuadra valenciane po shkonte drejt një tjetër fitore pas golit të Solerit në të 70-tën por 8 minuta më pas Ibai dhe në të 86-tën Katai lanë me zero pikë pas vërshëllimës përfundimtare skuadrën e Voros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat