Shqiptarët e Grasshoppers-it pësuan humbjen e katërt rresht

Futboll

Shqiptarët e Grasshoppers-it pësuan humbjen e katërt rresht

Nga: K. Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 13:20
Pnishi

FC Grasshoppers në katër ndeshjet e para të pjesës së dytë të Kampionatit të Zvicrës, nuk dinë për fitore as për pikë, të gjitha humbje. Grasshoppers si vendas pësoi humbje me rezultat 3:2 nga Young Boys-i.  Futbollistët shqiptarë, Alban Pnishi, Mërgim Brahimi luajtën titullarë dhe Valon Fazliu u inkuadrua në minutën e 65-të, por të pafat që të nxjerrin pikë. Futbollisti i talentuar shqiptar Taulant Seferi luajti nga minuta e 82-të për Young Boys-in që importuan tri pikë të mëdha. Brahimi u ndëshkua me karton të verdhë dhe të zhgënjyer lëshuan fushën nga kjo humbje. Pas 22 jave Young Boys është në vend të dytë me 42 pikë, ndërsa Grasshoppers renditet i shtati me 22 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat