Avdijaj e Vaduz u kthyen duarthatë

Futboll

Avdijaj e Vaduz u kthyen duarthatë

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 13:27
Pamje nga ndeshja

Futbollisti shqiptar, Albion Avdijaj me ekipin e Vaduz-it ishin të pafat dhe u kthyen pa pikë në përballje me Thun-in, duke humbur me rezultat 4:3.  Vaduzi ishte në epërsi me 2:3, por në 18 minutat e fundit pësuan dy herë dhe u mposhtën. Fassnacht (2’), Sorgic (16’), Ferreira (73’) e Lauper (81’) shënuan për Thun-in dhe Brunner (29’, Janjatoviq (54’ e 72’-nga penalltia) realizuan për Vaduz-in. Pas 22 jave në elitën e futbollit në Zvicër, Vaduz është në vend të fundit (i 10-ti) me 18 pikë, kurse Thun ngjitet në pozitën e 6-të me 23 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat