Rashica fenomenal, shënoi për fitoren e Vitesse-s

Futboll

Rashica fenomenal, shënoi për fitoren e Vitesse-s

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 14:33
Milot Rashica

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, me ekipin e Vitesse-s, treguan kualitetin e tyre dhe në udhëtim triumfuan me rezultat bindës 3:1 ndaj G.A. Eagles-it, në takimin e javës së 24-të të Kampionatit të Holandës. Rashica u paraqit standard, dha maksimumin dhe realizoi golin e fundit për fitoren bindëse.  Golat i shënuan për Vitesse-n: van Wolfswinkel (29’), Foor (52’) e Rashica (80’) dhe për vendasit: Crowley (88’). Vitesse është në vend të gjashtë me 36 pikë, kurse G.A. Eagles renditet në pozitën e16-të me 19 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat