Derbi i zjarrtë në vend përfundoi baras

Futboll

Derbi i zjarrtë në vend përfundoi baras

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 14:58
Betim Haxhimusa

Futbollistët Betim Haxhimusa (Gjilani) dhe Përparim Livoreka (Drita) shënuan në derbin e madh. Gjilani - Drita përfundoi baras me rezultat 1:1, në derbin më të madh në vend, në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit. Dy skuadra të të njëjtit qytet, treguan lojë shumë të mirë. Qysh në minutën e 4-të, Haxhimusa që vrapoi më së shumti në fushë, përfitoi nga një ngathtësi e mbrojtjes rivale dhe shënoi për 1:0. Një ndeshje e fortë, atmosferë e rrallë sportive, mbi 8 mijë shikues në stadiumin e Qytetit në Gjilan. Drita pati rastin e mirë të barazoi në dhjetë minutat e fundit, kur Shillova me kokë godet tërthorësen. Në minutën e 90+6, Drita barazoi 1:1 falë golit të Përparim Livorekës. Një ndeshje që solli emocione të mëdha, ndërsa tifozët ‘Skifterat’ e Gjilanit dhe ata të Dritës, ‘Intelektualët’ krijuan atmosferë impozante. Si shumë herë, kur takohen këto skuadra ndërmjet vete qyteti ndahet në dysh. Gjilani është në vend të gjashtë me 26 pikë, kurse Drita mban vendin e 10-të me 15 sosh.  Kryetrajneri i Gjilanit, Arbnor Morina dhe Ismet Munishi, kryetrajner i Dritës, dolën të pamposhtur, baras në derbin e madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat