Shkëndija humbi derbin e madh, Renova dhe Shkupi barazuan

Futboll

Shkëndija humbi derbin e madh, Renova dhe Shkupi barazuan

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 15:53
Lojtarët e Shkëndijes

Shkëndija nga Tetova nuk u tregua ashtu siç pritej, duke humbur me rezultat 3:1 nga Vardari, në derbin e madh që u luajt në Shkup. Me këtë humbje kuqezinjtë mbeten për shtatë pikë larg Vardarit që kryeson renditjen me 47 sosh.  Golat për Vardarin i shënuan: Barseghyan (28’), Felipe (45’-nga penalltia e 74’) dhe për Shkëndijën realizoi: Besart Ibraimi (40’). Tetovarët shpresojnë t’i kompensojnë këto pikët e humbura në javët e ardhshme, me shpresë se Vardari do të bëjnë ndonjë gabim eventual. Pas 20 jave në Kampionatin e Maqedonisë, Vardari kryeson me 47 pikë, ndërsa Shkëndija është në vend të dytë me 40 sosh. Renova nga Xhepçishti i Tetovës si vendas barazoi me rezultat 2:2 me Makedonija GP. Për Renovën realizoi: Velinov (45’ e 49’ dhe për Makedonija GP: Jonuzi (15’) e Stojkovski (70’). Renova është në vend të pestë me 27 pikë, kurse Makedonija në pozitën e nëntë me 16 sosh. Shkupi si vendas barazoi 1:1 me Rabotniçkin, e cila ka qenë edhe derbi i kryeqytetit. Për skuadrën shqiptare realizoi: Lazarevski (69’) dhe për Rabotniçkin: Sahiti (1’). Shkupi zënë vendin e shtatë me 17 pikë, kurse Rabotniçki renditet i katërti me 32 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat