Xhaka e Baseli nuk ndalen

Futboll

Xhaka e Baseli nuk ndalen

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 16:03
Pamje nga ndeshja

Baseli vazhdon me fitore në elitën e futbollit zviceran. Kampioni në fuqi dhe lideri zviceran shënuan fitore me rezultat 3:1 në përballje me Luzern-in. Taulant Xhaka tregoi paraqitje shumë të mirë për Baselin dhe iu gëzuan fitores. Suchy (19’) Janko (34’ e 81’) shënuan për Baselin dhe Affolter (36’) për Luzern-in. Xhaka luajti titullar për Baselin dhe Hekuran Kryeziu për Luzernin. Pas 22 jave Baseli udhëheq me 59 pikë, ndërsa Luzern është në vend të katërt me 34 sosh. Anëtari i kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli me Lausannen si vendas dëshpëruan me humbje 1:0 nga Sioni. Kololli luajti i plotë, por assesi që të shënojnë, ani se mysafirët nga minuta e 45-të ishin me një futbollist më pak, kur Zverotiç u përjashtua nga loja me karton të kuq. Sion renditet në vend të tretë me 38 pikë, kurse Lausanne është në pozitën e nëntë me 19 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat