Milani triumfoi, mban hapin për tre vendet e para

Futboll

Milani triumfoi, mban hapin për tre vendet e para

Nga: K.Goca Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 16:55
Pamje nga ndeshja

Milani importoi tri pikë të mëdha në përballje me Sassuolon, duke e mposhtur me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së 26-të në Serie A. Vendasit patën rastin ideal të kalojnë në epërsi, por futbollisti Domenico Berardi nga penalltia gjuajti jashtë portës së Milanit. Mirëpo, kjo vetëm sa i dha forcë ekipit rossonerë dhe fituan përmes penalltisë, të cilën e konkretizoi në gol futbollisti Carlos Bacca në minutën e 22-të. Milani mban hapin për tre vendet e para, të cilët aktualisht janë në vend të shtatë me 47 pikë, 7 me pak se Napoli që klasifikohet në pozitën e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat