Roma interesohet për mbrojtësin francez

Futboll

Roma interesohet për mbrojtësin francez

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 21:38
Kurt Zuma

Klubi kryeqytetas i Romës, është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm dhe një të tillë duket se e ka gjetur në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin francez të Çelsit, Kurt Zuma, i cili për shkak të një dëmtimi në fundin e sezonit të kaluar e la atë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës edhe pse jo më larg se 2 javë më parë bëri debutimin për këtë sezon në Premier Ligë me Blutë.

Sipas të përditshmes, “Daily Star”, Antonio Konte kërkon të dërgojë në formë huazimi sezonin e ri mbrojtësin 22-vjeçar teksa Roma është një ndër destinacionet e mundshme. Kontrata e tij me Çelsin skadon në vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat