City ka konkurrencë Barcën për Bellerin

Futboll

City ka konkurrencë Barcën për Bellerin

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 22:32
Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, është vënë në shënjestër të drejtuesve të Manchester City.

Menaxheri i Citizens, Pep Guardiola, është i interesuar që ta ketë në skuadër lojtarin 21 vjeçar.

Sipas mediave britanike, tekniku spanjoll do të përballet me një konkurrencë të ashpër nga ish-klubi i tij, Barcelona, që prej kohësh janë të interesuar për mbrojtësin e Topçinjve.

Të dy klubet janë duke përgatitur oferta të majme për Bellerin, i cili në nëntorin e kaluar nënshkroi kontratë afatgjate me Arsenalin.

Guardiola synon ta transferojë Bellerinin gjatë afatit veror, pasi ai konsiderohet një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat