Roma triumfon në shtëpinë e Interit

Futboll

Roma triumfon në shtëpinë e Interit

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 23:03
Foto nga ndeshja

Roma ka fituar ndaj Interit në Giuseppe Meazza me rezultat 1-3 në Serie A, duke ndalur kështu ecurinë e mirë të zikaltërve në shtëpi prej tetë fitoreve.

Ishte një ndeshje me raste nga të dy anët, por mysafirët ishin më konkret dhe fituan me meritë.

Goli i parë në takim erdhi nga Radja Nainggolan në minutën e 12-të dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Vendasit e filluan mirë pjesën e dytë, por Nainggolan doli erdh një herë në skenë me një gol të bukur nga distanca (56’).

Interi shënoi golin e nderit në minutën 81-të me anë të Mauro Icardit dhe ngjalli shkëndija shprese, por ata nuk zgjatën më shumë se pesë minuta, pasi Diego Perotti shënoi nga pika e bardhë për 1-3.

Pas kësaj fitore Roma vazhdon në vendin e dytë me 59 pikë, shtatë më pak se Jvuentusi në vendin e parë. Ndërsa Interi bie në vendin e gjashtë me 48 pikë, gjashtë më pak se Napoli në vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti në xhiron tjetër të Serie A luan ndaj Napolit, kurse djelmoshat e Stefano Piolit ndaj Cagliarit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat