Ibrahimoviç tallet me Arsenalin dhe Liverpoolin

Futboll

Ibrahimoviç tallet me Arsenalin dhe Liverpoolin

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 23:53
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç është tallur me Arsenalin dhe Liverpoolin, pas triumfit në Kupën e Ligës.

Manchester United ka mposhtur 3:2 Southamptonin në finalen e Kupës së Ligës, me dy gola të shënuara nga suedezi.

Ky është titulli i dytë i 35 vjeçarit në shtatë muajt e pare te Unitedi, dhe kjo ka bërë që ai të tallet me Liverpoolin dhe Arsenalin.

“Ne po fitojmë. Pas shtatë muajsh unë kam dy tituj me këtë klub”, ka deklaruar Ibrahimoviç.

“Këtu ka klube që nuk kanë fituar që 10 vite. Unë kam fituar për kaq kohë sa ata në 10 vite, dhe jam shumë i lumtur”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat