Marcelo: Nëse Reali e bën këtë do të shpallet kampion

Futboll

Marcelo: Nëse Reali e bën këtë do të shpallet kampion

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 08:44
Marcelo

Marcelo, mbrojtësi i Real Madridit, ka folur për garën e ngushtë për titull në La Liga

Real Madridi vazhdon ta kryesoj renditjen tabelore në La Liga me 55 pikë të tubuara, një më shumë sesa Barcelona, e cila ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelon beson se Los Blancos do të shpallen kampion të La Ligas nëse i fitojnë të gjitha ndeshjet.

"Barcelona e bëri atë që duhej të bënte, duke fituar në një vend shumë të vështirë" , ka deklaruar Marcelo.

"Por, fati i titullit është në duart tona dhe nëse fitojmë të gjitha lojërat ne do të jemi kampion.", ka përfunduar braziliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat