E rrallë apo jo, në stadiumin e Gjilanit!

Futboll

E rrallë apo jo, në stadiumin e Gjilanit!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 10:35
Pamje nga përformimi

Derbi më i madh në vend ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, ka pasur edhe një panoramë tjetër! E rrallë apo jo, se si përformuan klubi i gjimnastikës “Halil Alidema”. Mbi 8 mijë shikues ishin në stadium, ‘Skifterat’ e FC Gjilanit dhe ‘Intelektualët’ e FC Dritës. I dhanë një pamje fantastike derbit. Koreografi madhështore, për gjatë 90 minutave brohoritje qoftë të njërës tifozeri qoftë tjetrës, një festë futbolli.

Derbi më i madh i vendit, i dy skuadrave nga Gjilani, përfundoi baras, 1:1. “Performancë e Klubit të Gjimnastikës ‘Halil Alidema’ në Stadiumin e Gjilanit, në derbin lokal të qytetit në mes të KF ‘Drita’ dhe KF ‘Gjilani’, me mbi 8000 shikues”, shkruan në faqen e Departamenti për Kulturë, Rinis dhe Sport të Komunës së Vitisë, e cila ka për drejtore Kaltrina Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat